GUIDE  
Liçensimi në Shqipëri

 

 
pregatitur nga IDRA 
 
 
Na Kontaktoni           English
Guida e Licensimit - HYRJE
 
Regjistrimi i Biznesit
Regjistrimi ne Gjykate
Regjistrimi ne Organet Tatimore
Leje te nevojshme per fillim
Leje Higjeno-Sanitare
License per veprimtari me burime te rrezatimit jonizues
Certifikate Fitosanitare
Certifikate Kalibrimi
Ministrite
LISTA e MINISTRIVE qe leshojne Licensa, Leje, Certifikata, Autorizime
Ministria e Arsimit dhe Shkences
Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit
Ministria e Drejtesise
Ministria e Financave
Ministria e Industrise dhe Energjitikes
Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Mjedisit
Ministria e Punes dhe Çeshtjeve Sociale
Ministria e Pushtetit Vendor
Ministria e Rendit Publik
Ministria e Rregullimit Territorit e Turizm.
Ministria e Shendetsise
Ministria e Transporteve e Telekomunik.
 
Institucione te tjera
LISTA e INSTITUCIONEVE TE TJERA qe leshojne Licnsa, Leje, Certifikata, Autorizime

Banka e Shqiperise
Drejtoria e Përgjithshme e Standartizimit
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Drejtoria e P. e Patentave dhe Markave
Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autoriz
Enti Rregullator i Energjisë
Enti Rregullator i Telekomunikacioneve
Këshilli Kombëtar i Radios e Televizionit
Enti Kombëtar i Zonave të Lira
Drejtoria e P. e Pyjeve dhe Kullotave
Agjencia Kombëtare e Duhan-Cigareve
Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve
 

Bashkia e Tiranes
LISTA e Licensave, Certifikatave, Lejeve, Autorizimeve, qe leshon BASHKIA e TIRANES
 
 
 
© Instituti per Kerkime dhe Alternativa Zhvillimi - IDRA 2004. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Asnje pjese e ketij botimi nuk mund te riprodhohet ne asnje lloj forme pa marre me pare autorizimin nga IDRA.
 

DREJTORIA E PERGJITHSHME E PYJEVE DHE KULLOTAVE


Nga Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave (DPPK) lëshohen të gjitha lejet / liçensat profesionale që lidhen me:

1. Studime apo projektime të punimeve pyjore

2. Zbatime të punimeve pyjore

Liçensat profesionale në fushën e pyjeve dhe kullotave lëshohen mbi bazë të Rrregullores nr.1, dt.21.03.1998 me shtesat dhe ndryshimet e paraqitura në Rregulloren nr.2, dt.24.04.2003. Aktivitetet e liçensueshme në secilën nga fushat e mësipërme përmblidhen në tabelën e mëposhtme.

Studime apo projektime të punimeve pyjore

Zbatime të punimeve pyjore

•  për hartimin e planeve të menaxhimit të pyjeve, florës spontane, gjuetisë sportive e turistike të kullotave
•  për hartimin e projekteve të pyllëzimit
•  për hartimin e projekteve të trajtimit të pyjeve
•  për hartimin e projekteve të shfrytëzimit të qëndrueshëm të pyjeve
•  për hartimin e projekteve të menaxhimit të pellgjeve ujëmbledhës
•  për studimin e mbritshmërisë dhe ndërtimin e rrugëve pyjore
•  për studime fitopatologjike entomologjike dhe zjarreve në pyje
•  për studimin e menaxhimit e përdorimit të territorit
•  për studimin e rezervave gjenetike pyjore dhe biodiversitetin

•  për pyllëzimet
•  për përmirësimin e pyjeve
•  për shfrytëzimin e qëndrueshëm të pyjeve
•  për sistemimet malore
•  për ndërtimin e rrugëve pyjore
•  për grumbullimin dhe vjeljen e qëndrueshme të prodhimeve pyjore jo drusore dhe florës spontane mjekësore e tanifere
•  për ushtrimin e gjuestisë sportive e turistike të faunës së egër
•  për mbrojtjen nga sëmundjet, dëmtuesit dhe zjarret
•  për punime në kullota, livadhe dhe ndërtimin e merementimin e veprave për sigurimin e ujit të pijshëm në kullota e livadhe

 

Këto fusha liçensimi janë të vlefshme si për pyjet në pronësi shtetërore ashtu dhe për ato në pronësi private.

Autoritetin për miratimin apo refuzimin e lejeve profesionale e ka Komisioni i Dhënies së Lejeve Profesionale, përbërja e të cilit jepet më poshtë:

•  Drejtori i Përgjithshëm (Kryetar)
•  Drejtori i Pyjeve dhe Kullotave (Anëtar)
•  Juristi (Sekretar)
•  Drejtori i Policisë Pyjore (Anëtar)
•  Drejtori i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura (Anëtar)
•  Drejtori i Drejtorisë së Financës (Anëtar)
•  Drejtori i Drejtorisë së Pyjeve Komunale dhe Ekstensionit (Anëtar)
•  Përgjegjësi i Sektorit të Silvikulturës dhe Trajtimit të Burimeve
•  Pyjore (Anëtar)
•  Përgjegjësi i Sektorit të Marketingut (Anëtar)
•  Përgjegjësi i Sektorit të Kullotave (Anëtar)
•  Përgjegjësi i Sektorit të Kadastrës dhe Mbarështrimit (Anëtar)

Të gjithë personat fizikë apo juridikë që pajisen me liçensë profesionale (Model 1) duhet të rregjistrohen në rregjistrin themeltar të mbajtur nga komisioni i dhënies së lejeve.

1. Kriteret për marrjen e lejeve profesionale

Me liçensë profesionale mund të pajiset çdo person privat, juridik apo fizik. vendas që kërkon të kryejë një nga aktivitetet e përmendura më sipër. Leje profesionale mund të marrë edhe çdo person juridik i huaj. Lejet profesionale për personat fizik a juridik jepen në përputhje me specialitetin e përcaktuar në diplomë si dhe me kualifikimet e kryera brenda apo jashtë vendit e të vërtetuara me çertifikatë.

Në bazë të rregullores nr.2, dt.24.04.2003, i jepet e drejta për të ushtruar aktivitetin:

•  Në fushën e studimeve, projektimeve të punimeve pyjore

Inxhinierit të pyjeve të diplomuar pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore, Tiranë, në degën: Inxhinieri e silvikulturës; Inxhinieri e përgjithshme; Inxhinieri e shfrytëzimit; Inxhinieri e mbarështrimit dhe shfrytëzimit të pyjeve, ose jashtë shtetit me të njëjtën cilësi diplome kur plotëson një nga kushtet respektive në fushat e mëposhtme:

•  Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet në organet pyjore, institucionet kërkimore shkencore ose organizma të tjerë shtetëror apo privat dhe në këto të fundit të ketë kryer aktivitet me karakter organizativ e studimor.
•  Të ketë hartuar një plan për mbarështrimin e pyjeve dhe kullotave, të ketë bërë azhornimin e një plani të tillë, ose të ketë dëshmi kualifikimi.
•  Të ketë mbajtur kadastrën pyjore për një periudhë jo më pak se 3 vjet ose të ketë dëshmi të kualifikimit
•  Të ketë hartuar jo më pak se 2 projekte pyllëzimi ose të ketë dëshmi kualifikimi
•  Të ketë hartuar jo më pak se 2 projekte përmirësimi pyjesh ose të ketë dëshmi kualifikimi
•  Të ketë hartuar 2 projekte për sistemimin e pellgjeve ujëmbledhës ose të ketë dëshmi kualifikimi
•  Të ketë hartuar jo më pak se 3 projekte teknologjike të trajtimit e shfrytëzimit të pyjeve ose të ketë dëshmi kualifikimi
•  Të ketë hartuar jo më pak se 2 projekte për mbirtshmërinë ose për ndërtimin e rrugëve pyjore ose të ketë dëshmi kualifikimi
•  Të ketë hartruar ose drejtuar jo më pak se 2 studime për mbarështrimin e florës spontane e bimëve aromatike dhe medicinale ose të ketë dëshmi kualifikimi
•  Të ketë hartuar ose drejtuar jo më pak se 2 studime për mbarështimin e faunës së egër ose zonave të mbrojtura
•  Të ketë hartuar ose drejtuar jo më pak se 1 studim për rezervat gjenetike pyjore ose biodiversitetin

Shënim : Të gjithë specialistët e pyjeve që kanë fituar tituj dhe kanë mbrojtur grada shkencore konsiderohen ekspert në fushat respektive, panvarësisht nga kriteret e mësipërme.

•  Në fushën e zbatimit të punimeve pyjore

•  Për pyllëzimet*
•  Për sistemimet malore
•  Për grumbullimin dhe vjeljen e qëndrueshme të prodhimeve pyjore jo drusore e të florës spontane mjekësore e tanifere*
•  Për ushrtrimin e gjuetisë sportive turistike të faunës së egër
•  Për mbrojtjen nga sëmundjet, dëmtuesit dhe zjarret

Inxhinierit të pyjeve të diplomuar pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore Tiranë, në degën e silvikulturës, i përgjithshëm, mbarështrim e shfrytëzim pyjesh ose jashtë shtetit me të njëjtën cilësi diplome.

•  Për mbritshmërinë dhe ndërtimin e rrugëve pyjore

Inxhinierit të pyjeve të diplomuar pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore Tiranë në degën e shfrytëzimit, mbarështrim e shfrytëzim pyjesh ose jashtë shtetit me të njëjtën cilësi diplome

•  Për përmirësimin e pyjeve
•  Për shfrytëzimin e qëndrueshëm të pyjeve*

Inxhinierit të pyjeve të diplomuar pranë Fakultetit të Shkencave Pyjore Tiranë në degën: Inxhinieri e Silvikulturës, Inxhinieri e Përgjithshme, Inxhinieri e Shfrytëzimi, Inxhinieri Mbarështrim e Shfrytëzim Pyjesh, ose jashtë shtetit me të njëjtën cilësi diplome.

* për këto aktivitete, leje profesionale mund t'i jepet edhe teknikut të mesëm të pyjeve me eksperiencë pune mbi 15 vjet

2. Dokumentacioni i kërkuar për marrjen e lejeve profesionale

Dokumentacioni që duhet të parqitet pranë DPPK për marrjen e lejes profesionale jepet i detajuar në tabelën bashkëngjitur Bahkëngjitur ndodhet edhe një model i lejeve profesionale lëshuar nga DPPK. Dokumentat për marrjen e lejeve profesionale nga DPPK pranohen origjinale të daktilografuara. Fotokopjet duhet të jenë detyrimisht të noterizuara (shih tabelën më poshtë).

3. Afatet, tarifat për marrjen e lejeve

Lejet profesionale jepen për një periudhë 3 vjeçare. Pagesat për marrjen e tyre bëhen pranë DPPK dhe tarifat janë si më poshtë:

•  Subjektet juridike 20 000 Lekë

•  Personat fizikë 9 000 Lekë


Tarifa të njëjta zbatohen dhe në rastin e përtëritjes së lejeve.

Për personin fizik:

Për personin juridik:

Për shoqëritë e huaja:

•  Kërkesë me shkrim për aktivitetin(et) që do të ushtrojë, ku shkruhet edhe adresa e plotë e banimit
•  Curriculum Vitae
•  Vërtetim pune apo librezë pune
•  Kopje e diplomës
•  Deklaratë personale që personi nuk është i punësuar në institucione shtetërore
•  Deklaratë me shkrim, ku personi shpreh se njeh dhe zbaton ligjet dhe aktet nën-ligjore në fuqi, si dhe kushtet teknike e standartet qeveritare në aktivitetin që do të kryejë
•  Dëshmi Penaliteti
•  Çertifikatë me fotografi
•  2 Fotografi

•  Kërkesë zyrtare e përfaqësuesit ligjor për aktivitetin(et)* që do të kryejë ku përveç gjeneraliteteve do të jepen dhe adresat e plota të banimit dhe selisë së subjektit.
•  Kërkesë me shkrim e personit fizik (inxhinier apo teknik), ku pranohet detyra e drejtuesit teknik
•  Leja profesionale e personit fizik (inxhinier apo teknik) ose përfaqësuesit ligjor (nëse ai ka një të tillë)
•  Statuti i shoqërisë
•  Deklaratë me shkrim e përfaqësuesit ligjor, ku shpreh se njeh dhe do të zbatojë ligjet dhe aktet nën-ligjore në fuqi si dhe kushtet teknike e standartet qeveritare për aktivitetin(et) që do të kryejë
•  Dëshmi Penaliteti
•  Opinioni nga Drejtoria e Shërbimeve Pyjore të Rrethit

•  Kërkesë me shkrim për aktivitetin(et) që do të kryejë në sektorin e pyjeve dhe kullotave, si dhe adresa e plotë e selisë së subjektit
•  Dokumenta që vërtetojnë se kryen të njëjtin(at) aktivitet(e) në vendin e vet në sektorin e pyjeve dhe kullotave
•  Lejen(et) profesionale të drejtuesit(ve) teknikë të cilët duhet të jenë detyrimisht shqiptarë
•  Statuti i shoqërisë
•  Kredibiliteti financiar
•  Aftësia për zhvillimin e aktivitetit(eve) ku të përfshihen mjete, fuqia punëtore etj.
•  Deklaratë ku shpreh se njeh dhe zbaton ligjet dhe aktet nën-ligjore si dhe kushtet teknike të projektimit dhe zbatimit, dhe standartet shtetërore në sektorin e pyjeve dhe kullotave
•  Dokument ku vërtetohet se nuk ka detyrime financiare ndaj personave të subjekteve të tretë, në vendin e vet dhe në vendin tonë
•  Dëshmi Penaliteti nga institucionet përkatëse të vendit të vet dhe të vendit tonë, që vërtetojnë se nuk i është hequr e drejta e ushtrimit të aktivitetit(eve) që kërkon të zhvillojë

* Aktiviteti(et) që do të kryhen duhet të jenë detyrimisht në përputhje me atë që përmban leja profesionale e drejtuesit(ve) teknikë ose përfaqësuesit ligjor nëse ai është i pajisur me një të tillë

 

Model 1

 

 

© Instituti per Kerkime dhe Alternativa Zhvillimi - IDRA 2004. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Asnje pjese e ketij botimi nuk mund te riprodhohet ne asnje lloj forme pa marre me pare autorizimin nga IDRA.

 

 
© IDRA 2004
webmaster
Hyrje  :  Ministrite  :  Institucionet e tjera
Mbledhja dhe perpunimi i te dhenave nga IDRA me mbeshtetjen e MSI / USAID